... Nami.al

Pas skandalit sekśual, arrestohet ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici

Pa publikimit të videoskandalit të marrëdhënieve seksuale në zyrë është arrestuar ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici. Arrestimi i tij ka ardhur me urdhër të SPAK.

Gjici është vënë në pranga ditën e sotme në një lokal poshtë shtëpisë së tij në Kukës. Ai akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion pasiv.

Pas publikimit të videos, Gjici dha dorëheqjen nga detyra. Me anë të një statusi në Facebook tha se kishte rënë pre e një kurthi, të “orkestruar” nga kundërshtarët e tij.

Ai shtoi se me vajzën në video kishte marrëdhënie intime dhe se ndihej i keq ardhur për tradhtinë ndaj njerëzve që i kishin besuar votën.