...
Një rast i futjes së sendeve të palejuara është kapur nga policia e burgjeve në Burgun e Rrogozhinës.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se një grua që do të takonte bashkëshortin e saj, i është kapur një telefon, i cili dyshohet se do t’i jepej të dënuarit.
Burgjet bëjnë me dije se gruaja e kishte fshehur aparatin telefonik në pjesën e pasme të pulpës së mbështjellë me fasho farmaceutike, me qëllim shmangien e evidentimit gjatë kontrollit.
Ndërsa takimi është pezulluar dhe telefoni është bllokuar, janë njoftuar autoritet e tjera për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i Burgjeve:
Goditet tentativë për futjen e sendeve të ndaluara (telefon) në IEVP Rrogozhinë
Në IEVP Rrogozhinë, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj familjarëve, u evidentua një rast i tentativës për futjen e një telefoni celular në regjimin e brendshëm të institucionit.
Gjatë kontrollit të shtetases B. D., e cila kishte ardhur për takim me bashkëshortin e saj, të dënuarin F. D., u zbulua një telefon celular tip “Samsung Smart”, me ngjyrë të zezë, i fshehur në pjesën e pasme të pulpës së mbështjellë me fasho farmaceutike, me qëllim shmangien e evidentimit gjatë kontrollit.
Menjëherë u pezullua takimi.
U mbajt procesverbal për bllokimin e sendit.
U njoftuan drejtuesit e institucionit.
U vu në dijeni Specialisti i SHKB për vijimin e veprimeve hetimore.
Paralelisht, po ushtrohet kontroll në ambientin ku është i akomoduar i denuari.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet penitenciare, duke goditur çdo tentativë për futjen e sendeve të ndaluara.