... Nami.al

VIDEO/ Bebe Rexha goditet me celular në fytyrë gjatë koncertit, bie mbi skenë

Një incident i rëndë ka ndodhur në koncertin që këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka mbajtur të dielën në Nju Jork. Teksa performonte në skenën e tejmbushur, Bebe u godit me një celular në fytyrë nga një prej të pranishmëve në turmë.

Artistja po i drejtohej pjesës së përparme të skenës, në momentin kur celulari fluturon me shpejtësi në drejtim të saj. Bebe goditet drejt e në fytyrë dhe pas një momenti tronditjeje, ajo bie në gjunjë me kokën ulur, ndërsa anëtarë të shumtë të stafit nxitojnë për ta ndihmuar.

“Kjo është Bebe Rexha që po largohet me nxitim nga vendi i koncertit këtu në NYC pasi dikush hodhi një telefon dhe e goditi në fytyrë. Ne të gjithë po kalonim mirë dhe Bebe po ashtu. Kush do ta bënte diçka të tillë? Shpresojmë të jesh mirë Bebe Rexha”, shkruhet në videon e postuar në Twitter.

Nëna e Bebe Rexhës zbulon se asaj iu desh të bënte tri qepje pasi dikush nga audienca e goditi me një telefon në kokë gjatë koncertit të saj.