... Nami.al

Dalin përpara gjykatës në Serbi tre policët e Kosovës që u rrëmbyen në Veri

Tre policët e rrëmbyer brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe, kanë dalë këtë të premte përpara gjykatës në Kralevë të Serbisë.

Ndaj tyre po zhvillohet seanca gjyqësore për dhënien e masës së sigurisë.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati serb, Çedomir Stojkoviç, përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Gjyqtari në Kralevë do të vendosë nëse tre policët do të vijojnë të mbahen në paraburgim apo nëse do të bëhet lirimi i tyre.

Kujtojmë se deri në orën 12:30 duhet të jetë dhe vendimi ndaj policëve të rrëmbyer nga autoritetet serbe, pasi përfundon dhe afakti 48-orë i ndalimit.