...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbajti një fjalim në Parlamentin europian ku theksoi se Kosova është vendi më pro-evropian në Ballkanin Perëndimor.
“Ekzistenca e shtetit tonë dëshmon çfarë mund të bëjnë demokracitë kur bëhen bashkë, kur i dalin ballë pushtuesit, kur mbështesin ata që luftojnë për drejtësi dhe barazi, dhe kur ju bashkoheni kundër tiranisë, diktaturës dhe gjenocidit”, tha Osmani.
Duke folur për të drejtat që ofron Kosova për të gjithë qytetarët, Osmani u bëri thirrje të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovë që të shfrytëzojnë të drejtat që i garanton Kushtetuta e këtij vendi.
“Republika e Kosovës është shtëpia juaj. Do bëjmë gjithçka që ju të ndjeheni të përfshirë, të barabartë dhe të dëgjuar, u shpreh presidentja e Kosovës.