... Nami.al

Të shtëna me armë zjarri në SHBA, tre viktima dhe tre të plagosur

Tre persona u vranë dhe tre të tjerë mbeten të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shtëpi në kryeqytetin e Marylandit të SHBA.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve mes personave që janë përfshirë në ngjarje por ende nuk dihen detaje të mëtejshem.

Zyrtarët policorë treguan se të vrarët varionin nga mosha 20 deri në 50 vjeç. Sipas tyre, ende nuk është përcaktuar një motiv i fortë për këtë ngjarje.