... Nami.al

Akuzat ndaj Donald Trump, ish-Presidenti i SHBA rrezikon deri në 400 vite burg

Ish-Presidenti i SHBA-ve mund të dënohet deri në 400 vite burg, pasi mbi të rëndojnë 37 akuza.

Kjo nëse shpallet fajtor për të gjitha akuzat dhe merr dënimet maksimale megjithëse një dënim më i mundshëm do të ishte nga pesë deri në njëzet vjet.

Donald Trump do të bëjë paraqitjen e tij të parë publike që nga aktakuza federale, me planet për të folur me votuesit republikanë në Karolinën e Veriut dhe Gjeorgji më 10 qershor.

E gjithë kjo vjen pasi aktakuza u zbulua, e cila e ngarkon atë me 37 vepra penale në lidhje me grumbullimin e dokumenteve të klasifikuara.

Tani, ish-Presidenti po del kundër akuzave të përfshira në aktakuzë se ai i ruante këto dokumente në zona të pasigurta.

Megjithëse ai është aktualisht një shkelës për herë të parë, ai potencialisht mund të gjobitet me 9.25 milionë dollarë nëse akuzohet në maksimum.