... Nami.al

Rreth 10 orë para togave të zeza, GJKKO lë në burg Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku mohon akuzat

Gjykata e Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar ka marrë sot vendimin per Vangjush Dakon. Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Ish-kryetari i Bashkise Durres akuzohet se ka shkelur detyrën për një pallat 11 katësh, që ka ndërtuar shtesë pa leje si dhe për një tender për rërën në plazhin e Currilave, ndërsa ndaj tij zyrtarisht rëndojnë akuzat për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Falsifikim dokumentesh’.

Gjate seances Vangjush Dako kërkoi lirim përmes garancisë pasurore, ndersa mohoi akuzat, duke thene se nuk e ka shkelur kurre ligjin.