... Nami.al

Plas prapë në PD/ Basha prodhon çarjen e dytë brenda partisë, si votuan deputetët

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike të mbajtur me 6 qershor 2023, Kryesia vendosi hapjen e procesit zgjedhor dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetarin e PD me datë 29 korrik 2023.

Vendimi u miratua me 17 vota pro, 2 vota kundër dhe 3 abstenime.

Mbledhja e mbajtur ditën e martë e cila nisi rreth orës 18:00 të pasdite përfundoi pas mesnatës ku është shoqëruar me tensione të larta, me sharje dhe ofendime ndaj deputetëve.

Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi u larguan nga mbledhja. Gjatë largimit nga mbledhja, deputetët janë sharë dhe ofenduar nga disa militantë që kanë qëndruar jashtë zyrës ku mbahet mbledhja.

Lapsi.al
ide | kryesore

Plas prapë në PD/ Basha prodhon çarjen e dytë brenda partisë
9 minuta më parë

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike të mbajtur me 6 qershor 2023, Kryesia vendosi hapjen e procesit zgjedhor dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetarin e PD me datë 29 korrik 2023.

Vendimi u miratua me 17 vota pro, 2 vota kundër dhe 3 abstenime.

Mbledhja e mbajtur ditën e martë e cila nisi rreth orës 18:00 të pasdite përfundoi pas mesnatës ku është shoqëruar me tensione të larta, me sharje dhe ofendime ndaj deputetëve.

Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi u larguan nga mbledhja. Gjatë largimit nga mbledhja, deputetët janë sharë dhe ofenduar nga disa militantë që kanë qëndruar jashtë zyrës ku mbahet mbledhja.

Në mbledhjen e ditës së djeshme, deputetja Jorida Tabaku, në cilësinë e nënkryetares së partisë, refuzoi të drejtën për të drejtuar këtë forcë politike deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Nga ana tjetër, nuk munguan as dorëheqjen nga kjo forcë politike. Jorida Tabaku ka dhënë në orët e para të mëngjesit të sotëm dorëheqjen si nënkryetare e Partisë Demokratike. Vendimi i Tabakut ka ardhur pas mbledhjes së tensionuar prej më shumë se 6-7 orësh në kryesinë e PD-së mbrëmjen e djeshme.

Nuk kanë munguar as reagimet e deputetëve prezentë në këtë mbledhje, ku në një prononcim për mediat, në orët e para të mëngjesit, Bejko tha se deputetët të cilët braktisën këtë mbledhje , i kanë vënë shkelmin partisë me këtë veprim.

“Nuk e di si do të vazhdojë më tej. Di të them që për 8 orë u diskutua nga të gjithë anëtarët dhe besojmë se gjithsekush dha versionin e tij për mënyrën sesi e ka parë PD deri më sot nga një vit që kur është larguar Basha. Unë i përfshiva të dy propozimet si atë të grupit parlamentar dhe atë të kryesisë, i përputha në një. Nuk u ra dakord për faktin se muaji gusht nuk bëhen dot zgjedhjet në parti. Kur u kërkua që të bëhej votimi, u largua sekretari i përgjithshëm nuk e mora vesh sesi iku, u larguan edhe disa deputetë. Të vish dhe të imponohesh që në rast se propozimi im nuk miratohet unë largohem kjo nuk është mirë për PD. Veprimi që u bë ishte i tillë, nëse nuk merrem parasysh “çohem dhe iki”. Braktisja e mbledhjeve nga ana e deputetëve dhe ndonjë anëtari tjetër ishte i tillë, që në rast se nuk merret parasysh çfarë ne duam çohemi dhe ikëm. Tek pika 5 e propozimit që ka bërë grupi i PD thuhej që nëse nuk do ketë një zgjidhje konsensuale në do ta shkojmë veten jashtë procesit. Edhe ky ishte ultimatum. Ndërkohë Kolegji dhe grupi i kryetareve janë institucione që rekomandojnë, por nuk vendosin. Vendimin e merr Kryesia. Në demokraci është zgjidhur me votë kur nuk ka konsensus. Por ama të vij unë brenda kryesisë, kam një variant dhe varianti im nuk miratohet dhe të çohem dhe të largohem, kjo nuk është demokratike, kjo është thikë pas shpine për PD. Veprimet që i kanë bërë gjithsecili mban përgjegjësi dhe për demokratët sot dhe nesër. Kemi nevojë për mbështetje jo për shkelma.”– tha Bejko.

Jashtë selisë së PD-së zyrtare ishin mbledhur disa persona që nuk kishin lidhje me kryesinë e PD, por mbështetës të Lulzim Bashës, të cilët agravuan edhe situatën mes deputetëve.

Ditën e sotme nuk është njoftuar asnjë mbledhje sa i takon kësaj force politike, por mbetet për t’u parë reagimet e deputetëve prezent.