... Nami.al

“Salianji u shit në burg”, Berisha për garën në PD: Nuk lejohen kandidatë të lidhur me Ramën

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Sali Berisha, zhvilloi si çdo të shtunë një komunikim online me qytetarët.

I pyetur nga qytetarët se përse në PD nuk ka garë sa i përket zgjedhjes së kreut të ri të partisë, ku kandidat i vetëm i regjistruar është Sali Berisha, ai u përgjigj se nuk mund të pranohen kandidaturat e atyre që kanë tradhtuar partinë.

“PD është parti e hapur, nuk mund ta marrë kush. U përpoqën për ta marrë. Këtë parti, Edi Rama nuk mund ta marrë kush me kandidatura të shtira. Ervin Salianji, e kam shpjeguar dhe e shpjegoj përsëri, u shpall i burgosur politik sepse ishte për kohën që qëndroi në burg, por në burg e shiti veten. 

Mos bini pre e propagandës së atyre që zhdukën votën e lirë në PD. PD është nga ato parti të pakta në botë ku kryetari zgjidhet me votën e anëtarësisë.

Në garë pranohen dhe do pranohen demokratët që plotësojnë kriteret e përcaktuara. Besoj se kjo është gara më e rëndësishme e partisë, ndaj duhet të përfaqësojë anëtarësinë. Mund të imagjinosh që në garë të marrin pjesë kandidatë të Ramës apo në fushatë punojnë hapur kundër PD, apo ndërruan parti dhe punuan për parti tjetër. Në çdo parti në botë këto përjashtohen për tradhti në moment beteje ndaj partisë. Është jashtë çdo logjike që të mendohet se do të mund të kandidojnë”, tha ai.