... Nami.al

Drogë në gomën rezervë të makinës, arrestohet shqiptari dhe e reja greke

Një 33 vjeçar shqiptar bashkë me një 27 vjeçare greke janë vënë në prangat e policisë së vendit fqinj pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.

Çifti është pikasur duke drejtuar një makinë, të cilën policia e ka ndaluar për kontroll në rrugën me pagesë të Malgarit. Fillimisht, 27-vjeçares iu gjet hashash, ndërsa gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetit u konstatua se në bagazhin e tij ishin fshehur 12 kilogramë heroinë.

Në automjetin e autorëve, u gjetën 12 kilogramë e 200 gramë heroinë, të paketuara në 25 pako, të fshehura me kujdes brenda gomës rezervë dhe sekuestruan. Ndër të tjera në mediat greke shkruhet se shqiptari ishte drejtues i një organizate kriminale për shpërndarjen e lëndëve narkotike në vendin fqinj.