... Nami.al

Fitorja spektakolare, Rama nis nesër turin e falenderimeve, ndalesa e parë në Shkodrën që e surprizoi

Pas fitores së zgjedhjeve lokale kryeminsitri Edi Rama do të vijojë tallavanë e fushatës me një tur falenderimesh nëpër bashkitë qendër qarku.

Dicka të tillë ai e paralajmëroi gjatë daljes për media në fillim të kësaj jave kur komentoi rezultatin e zgjedhjeve.

Mësohet se Rama do ta nisë këtë tur nga Shkodra, bashki që e fituan për herë të parë në këto 32 vite me Benet Becin.

Mësohet se takimi do të mbahet në orën 16:00. Rama pritet të ketë me vete edhe ministrat e kabinetit të tij qeveritar.