...
Berat Djimsiti shqetësoi kampin e Atalantës në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Salernitanës, duke lënë fushën e lojës për shkak dëmtimi pas minutës së 70-të.
Gjithsesi, mbrojtësi shqiptar është kthyer në stërvitje me grupin dhe ka mundësi që të luajë ndaj Veronës në fundjavë.
30-vjeçari ka luajtur 21 ndeshje këtë sezon me bergamaskët, ku nuk ka provuar ende shijen e golit, ndërsa ka dhënë një asist.
Djimsiti është një nga të preferuarit e trajnerit Gasperini, me këtë të fundit që i ka besuar shpeshherë prapavijën. Ky është sezoni i tij i pestë te Atalanta, pas viteve te Benevento dhe Avellino.