... Nami.al

VIDEO/ Incidente në derbi, tifozët e Partizanit thyejnë xhamin e autobusit të Tiranës

Tirana dhe Partizani luajnë sot në orën 18:30 në “Air Albania”, me ndeshjen derbi që vlen për javën e 33-të në Superligë.

Tifozët kanë nisur të futën në stadium, teksa ka pasur një incident me autobusin e Tiranës. Në momentin që futbollistët do futeshin në stadium, autobusi bardheblu është sulmuar nga tifozët e kuq.

Një xham i thyer dhe pak panik, me incidentin që ka mbetur i izoluar. Duket se autobusi i Tiranës ka zgjedhur të futet në parkingun e stadiumit nga ana e gabuar, kjo edhe për shkak të mungesës së organizimit.