...
I penduari i drejtësisë Klevis Alla është rrëfyer në Gjykatën e Posaçme për dinamikën e plotë të vrasjes së dy vëllezërve Besmir dhe Vikor Haxhia.
Alla dëshmoi para togave të zeza se në ditën e ngjarjes ai është takuar me Nuredin Dumanin, i cili ishte i shoqëruar nga një tjetër person të cilin Klevis Alla nuk e njihte. Bashkëpunëtori i drejtësisë kujton se ditën e ngjarjes Nuredin Dumani mbante veshur një kapuç të ngjashëm me atë të efektivëve të policisë së shtetit.
Klevis Alla ka komunikuar në linjë telefonike me Besmir Haxhinë për t’u takuar. Në momentin kur është kontaktuar nga Alla, Besmir Haxhia ndodhej në dyqanin e agjensisë, por nuk ka vonuar shumë për të mbërritur në pikën e takimit në tregun e Shënavlashit.
Besmiri mbërriti së bashku me vëllain e tij Viktor Haxhia. Sapo u afrua makina tip golf 6, Klevis Alla ka rrëfyer se Nuredin Dumani ka ulur xhamin e makinës dhe ka qëlluar e ndërsa ekzekutori tjeter ka qëlluar me xham të mbyllur.
Pas krimit, ekzekutorët janë nisur drejt varrezave ku Nuredini dhe bashkëpunëtori tjetër zbriti nga makina dhe morrën rrugën drejt Tiranës, ndërsa Alla e braktisi makinën benz disa metra poshtë varrezavë, ku hodhi edhe armët e zjarrit, me të cilat u krye ekzekutimi.