... Nami.al

S’ka surpriza! Luiz Ejlli shpallet fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”!

Luiz Ejlli është shpallur fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Këngëtari i cili ka qenë banori më i komentuar që prej ditës së parë që ka hyrë në shtëpinë e famshme, arriti të rrëmbente çmimin e madh.

Fituesi arriti të rrëmbente zemrat e të gjithë publikut me karakterin dhe strstegjitë në lojën e tij prej 133 ditësh në shtëpi.

Por përveç çmimit të madh, Luizi gjeti dhe dashurinë e jetës, Kiara Tition me të cilën kurorëzoi dhe dashurinë në martesë disa minuta më parë.