... Nami.al

Të shtëna me armë zjarri pranë hotelit të njohur në Pukë, i riu qëllon disa nga herë nga makina

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në qytetin e Pukës gjatë natës. Mesohet se të shtënat janë dëgjuar rreth orës 12:40 pas mesnate disa metra larg Hotel Turizmit në Pukë.

Burime nga policia, bënë me dije se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është shtetasi me iniciale K. .P, 26 vjeç.

Policia ka shpallur në kërkim autorin, i cili ka qëlluar në lëvizje nga mjeti i tij “Maserati”. Policia në vend, pranë hotel Turizmit ka gjetur 4 gëzhoja pistolete.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka sfond politik, gjithsesi do të jenë hetimet e policisë që do të zbardhin incidentin.