... Nami.al

Video/ Plas grushti në Asamblenë ndërkombëtare në Ankara, deputeti ukrainas godet në fytyrë përfaqësuesin rus

Një incident ka ndodhur në Ankara gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të Komunitetit Ekonomik të Detit të Zi.

Përfaqësuesi i Rusisë në Asamble i ka “shkulur” nga duart një deputeti Ukrainas flamurin e vendit të tij dhe ka tentuar të largohej.

Kjo ka krijuar një situatë të tensionuar, ku deputeti ukrainas ka nxituar të rimarrë flamurin dhe madje edhe e ka goditur përfaqësuesin rus me grusht në fytyrë.

Është dashur ndërhyrja e të pranishmëve dhe grupit të sigurisë që gjithçka të kthehej në normalitet.