... Nami.al

E zbulon Arbana, Donaldi dhe Iliri sonte rifuten në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Dy prej personazheve më të komentuar të edicionit të parë të Big Brother VIP Albania ishin padyshim aktori dhe prezantuesi Donald Veshaj dhe balerini Iliri Shaqiri.

Dyshja e ish-banorëve sonte (e mërkurë) do të rifuten në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të darkuar me katër finalistët e këtij edicioni Luizin, Efin, Deamishelin dhe Kristin.

Kështu kanë lënë të kuptohet përmes postimeve në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram moderatorja Arbana Osmani dhe Donaldi.

“Qëllojani çfarë do ndodhë, sonte”, ka shkruar Arbana sipër një imazhin të Donaldit dhe Ilirit që postoi në InstaStory.

Ndërkohë, edhe vetë Donaldi dhe Iliri kanë konfirmuar një gjë të tillë përmes postimeve në Instagram.

“Shihemi sonte në darkë në Big Brother VIP Albania”, ka shkruar Doanldi, teksa Iliri pyeti fansat: “Si thoni për një darkë sonte? E dini vet se ku”.

Mbetet të shihet se si do të priten ata nga finalistët pasi në disa raste edhe janë komentuar nga banorët.