... Nami.al

12 muaj nga fillimi, “Dumani” ndahet në dy pjesë

SPAK, ka vendosur që të shtyjë me 90 ditë të tjera hetimet për një nga dosjet më të rëndësishme, që ka për momentin në duar.

Bëhet fjalë për çështjen “Dumani”, ku për momentin janë proceduar 32 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Mediat mësojnë se prej 18 Majit 2022, SPAK, nuk ka mundur të përfundojë të gjitha veprimet hetimore ndaj 20 të arrestuarve dhe 12 personave të tjerë që janë në listën e të kwërkuarve.

I vetmi që është dërguar në gjyq dhe dënuar nga gjykata me 2.4 vite burgim për akuzën e “Korrupsionit pasiv”, është ish-shefi i Sektorit të Hetimit të Krimeve në Policinë e Elbasanit, Leonard Palushi.

Për shkak të numrit të madh të personave të proceduar dhe volumit të ngjeshur të dosjeve të vjetra, tre prokurorët e çështjes e kanë pasur të pamundur të përfundojnë hetimet brenda afatit 1 vjeçar.

Dita e fundit e hetimeve është data 18 Maj, periudhë kjo kur një vit më parë SPAK së bashku me Policinë e Shtetit, organizuan operacionin e koduar “Plumbi i Artë”.

Dosja Dumani mbush 1 vit

SPAK kërkon dhe tre muaj

hetime për 32 personat.

Çështja ndahet në dy pjesë nisur nga kjo situatë, SPAK, ka kërkuar edhe 3 muaj kohë për të mbyllur plotësisht hetimet dhe komunikimin e akuzave për personat e proceduar. Afati përfundimtar për dërgimin e dosjes në gjyq, është shënuar periudha e fundit e muajit korrik 2023.

Tashmë prokurorët e SPAK, janë mes dilemës për ndarjen e dosjes në dy pjesë, ku për personat e arrestuar dhe që mbahen në burg, aktet hetimore t’ia kalojnë për shqyrtim gjykatës në fund të muajit Korrik.

Ndërsa për personat e shpallur në kërkim, dosja pritet të mbahet nën hetim, për shkak të afateve të tjera që parashikon ligji procedurial penal.

Dosja “Dumani” është çështja më voluminoze në SPAK, pasi në të janë përfshirë dhjetëra procedime penale, ku flitet për vrasje, grabitje me armë, vendosje tritoli, vjedhje, drogë e deri tek Dhunimet në familje. Dosja përmban brenda 5 bashkëpuntorë drejtësie, ku më i rëndësishmi për SPAK është Nuredin Dumani.

Ndërsa lista e të penduarve vijon me Klevis Allën, Henrik Hoxhën, Euglen Halilin dhe së fundmi, Erjon Alibej.

Ky i fundit është njëri nga personat kryesorë që ka porositur dhe financuar Nuredin Dumanin, për të kryer vrasjet në segmentin rrugor Durrës-Elbasan.

 

Komunikim arresti në ambientet e burgut

Nuredin Dumani, 35 vjeç

Henrik Hoxhaj, 40 vjeç

Altin Ndoci, 35 vjeç

Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç

Skerdi Tasi, 31 vjeç

Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç

Ilirian Feci, 47 vjeç

Enver Diva, 43 vjeç

Besjan Xhixha, 31 vjeç

 

Të arrestuar jashtë nga Policia

Ardjan Uzuni, 56 vjeç

Leonard Palushi, 41 vjeç

Gentian Sharra, 48 vjeç

Fatos Gosa, 54 vjeç

Florenc Çekrezi, 35 vjeç

Petrit Qoli, 51 vjeç

Agron Qoli, 52 vjeç

Agron Qafa, 48 vjeç

Asllan Plaku, 30 vjeç

Eljo Bitri 37 vjeç

Agim Gjini 49 vjeç

 

Vijojnë të jenë në kërkim

Festim Qoli,

Alban Bengasi,

Ervis Martinaj,

Elvin Merlika

Alket Xhixha

Marjus (Suel) Lulaj (Çela),

Agron (Kamber) Mehja,

Aleks Çela alias (Tom Qorri),

Talo Çela,

Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),

Florenc Çapia

Abedin Mama (Dine Çami)