... Nami.al

Sa kushton rritja e pagave, 340 mln euro kosto në buxhet për 2 vite

Kostoja e rritjes së pagave për punonjësit në shteti nuk do të jetë edhe aq e papërfillshme për buxhetin.

Nga vlerësimet e Ministrisë së Financave, shpenzimet ekstra që i shtohen buxhetit vetëm si efekt i drejtpërdrejt i rritjes së pagave është 38 miliardë lekë, ose rreth 340 milionë euro deri në vitin 2025-së, kur synohet që paga mesatare të ketë tejkaluar nivelin prej 900 eurosh, nga 563 euro që vlerësohet aktualisht.

Rritja e pagave do të ketë dy etapa: një që hyn në fuqi në muaji prill dhe ka në fokus arsimin, shëndetësinë, policinë, gardën dhe zjarrfikësit dhe rritja e dytë e pagave që do të ndërmerret në muajin korrik të vitit 2024 kur parashikohet që pagat e administratës publike qëndrore dhe vendore të rriten me 30 deri në 61 përqind, në bazë të pozicionit të punës.

Ministria e Financave zotohet se pavarësisht efektit prej 340 milionë eurove që ka rritja e pagave të administratës, do të punohet paralelisht edhe për reduktimin e borxhit publik. Ndërkohë të ardhurat që mblidhen nga taksa e jashtëzakonshme e eksportuesve të energjisë elektrike do të shpëndahet në formën e bonusit për disa kategori të caktuara.

Rritja e pagës minimale por edhe pagës mesatare në sektorin publik, krijon një kosto të shtuar për privatin, i cili automatikisht duhet të rrisë nivelin e pagave për të përballuar konkurrencën. Qeveria ka miratuar një vendim për subvencionimin e kategorive të bizneseve që pagat i kanë më të larta se niveli i shpenzimeve.

Nga kjo skemë parashikohet të përfitojnë 31 mijë biznese.