...
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt, i cili kërkonte ç’regjistrimin nga zgjedhjet lokale të “14 Majit”, koalicionin “Bashkë Fitojmë” me pretendimin se ishin përdorur emri, logoja dhe simbolet e PD-së.
Me vendimin e dhënë nga Kolegji Zgjedhor, koalicioni Meta-Berisha do të vijojë garën për zgjedhjet lokale të 14 majit, ku pjesë e koalicionit janë dhe partitë PDK-në dhe PBDNJ
Trupa që mori vendimin përbëhej nga Sokol Ibi, Manjola Xhaxho, Edlira Petri, Esmeralda Xhili dhe Alma Kolgjoka.