... Nami.al

“14-vjeçari hyn me pistoletë në klasë, duart lart”/ Bojkotohet mësimi në Sarandë, kush është Leo “gangsteri”

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në shkollën “Adem Sheme” në Sarandë. Një 14 vjeçar ka shkuar ditën e djeshme në klasën e 6 dhe ka kërcënuar nxënësit dhe mësuesen me një pistoletë.

Ky nuk ka qenë rasti i parë që fëmijët e kësaj shkolle kanë frike të hyjnë në mësim për shkak të kërcënimit dhe bullizmit prej 14-vjeçarit.

Ditën e sotme, prindërit e disa nxënësve i janë drejtuar komisariatit për të gjetur zgjidhje, teksa kanë protestuar së bashku me një grup nxënësish që kanë bojkotuar mësimin, pasi nuk kanë siguri për jetën e tyre.

Bojkotit të sotëm të mësimit nga fëmijët i janë bashkangjitur edhe disa mësues.

“Mbrëmë në orën e pestë të mësimit sipas informacioneve fëmija i quajtur Leo nga anët e fëmijëve ka hapur derën papritmas dhe ka hyrë me një mjet që fëmijët e kanë quajtur pistoletë, qe e zezë thonë dhe bënte mbushje . Ka hapur derën dhe i është drejtuar mësueses e para dhe u ka thënë fëmijëve  duart lartë. Për një minutë apo një minutë e gjysmë. Mësuesja pasi është larguar ky personi , ky nxënës nga klasa është lidhur me drejtorin dhe mesa kemi informacion  si nga hera, siç na kanë thënë dhe prindërve që: Mos o flisni , Mos e ngacmoni . Mos e qeshni, se nuk iu bën gjë lodër e ka , Por ka ndodhur dhe para një jave, ka kërcënuar fëmijët me thikë, me datën 6 apo 7 nuk e mbaj mend . I ka mbajtur 45 min që mungonte një mësuese e lëndës, I ka mbajtur të njëjtët fëmijë të izoluar  dhe nuk I linte të dilnin as për tualet . Asnjë nga shkolla nuk ka dal të thotë dale ku janë këta fëmijë”, thptë njëri prej prindërve në një prononcim për mediat.

“Deri diku na e kanë mbajtur dhe të fshehtë Para një jave dikush ka kapur dhe drejtorin dhe i ka treguar. Kemi qenë dhe sot në komisariat që bëmë kallzim dhe te qendra e psikologët kanë qenë dhe kanë tregiar që nuk është hera  e pare Tek kjo shkollë bëjnë mësim 6-7 vjeçarët me 18-vjeçarët dhe mësuesi i thotë mos shko në tualet se nuk të vij pas ty. Të kenë një siguri sepse ne jemi në shtëpi dhe fëmijët në shkollë. Kur vete i kemi me Leon me thike. Bojkoti ynë ka nisur që sot, fundi nuk është i afërt . Grupi ynë do të filloj të zgjerohet deri në presidencë, kryeministrisë e ministrine e arsimit”, thotë një prind tjetër.

Problematikën e ka pranuar edhe ministrja e Arsimit Evis Kushi sot në Komisionin e Edukimit, duke theksuar se rasti po verifikohet dhe do të merren masa, edhe pse ka thënë se pretendohet se bëhet fjalë për një pistoletë lodër. 

“Informacioni na ka ardhur që mbrëmë. Pretendohet se ka qenë pistoletë lodër. E kemi referuar në organet kompetente. Nga shkolla na kanë thënë që pistoleta ka qenë lodër pistoleta. Edhe sikur të ketë qenë kështu sërish është akt i rëndë. Djali është i shtëpisë së fëmijës, ndaj sot është bërë një takim ndërinstitucional. Madje është kërkuar edhe të transferohet. Në momentin që ne do të kemi informacion zyrtar nga policia patjetër do të marrim masa. Është një rast shumë delikat se ky fëmijë ndër vite ka problematik, kështu që do të ndjekim me më shumë prioritet”, tha ministrja.