...
Dy ditë më parë u arrestua në Bruksel, Leonard Duka, kreu i klanit Duka. Në momentin që u arrestua, Dukës iu gjetën një armë zjarri dhe një shumë e konsideruar parash. Arrestimi i Dukës ndodhi në orën 06:00 të mëngjesit të 14 shkurtit, në një provincë të Brukselit.
Duka kërkohej për vrasjen ish-policit Santiago Malko, ngjarje e regjistruar 3 vite më parë. Bashkë me të vëllain, Erlis Dukën dhe 7 persona të tjerë, Leonardi akuzohet se organizoi dhe vuri në jetë planin për ekzekutimin e Malkos, një ngjarje e rëndë që ndodhi më 27 gusht 2019, në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Ndërkohë në momentin e arrestimit, Leonard Duka ndodhej në shoqërinë e një vajzë, emri i të cilës nuk është bërë me dije. Duka është një emër i përfolur edhe në shtypin rozë, pasi është komentuar pafund për lidhjen e dashurisë me ish-Missin Trejsi Sejdini. Nuk dihet nese vajza me të cilën është gjetur Duka ka qenë Trejsi apo jo.