... Nami.al

23-vjeçari aksidenton një grua në Tiranë, përfundon në spital

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Tiranë. Mësohet se një 23-vjeçar ka përplasur një person. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin Zhan D’Ark në orën 16:00. Më konkretisht 23 vjeçari me inicialet M. A ka përplasur një shtetase të paidentifikuar, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policise:

Më datë 07.02.2023, në orën 16:00, në bulevardin Zhan D’Ark, shtetasi M. A., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetase, ende të paidentifikuar, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.