... Nami.al

Zjarr në Malësinë e Madhe: Digjen dy banesa të pabanuara, neutralizohen flakët

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesnatën e kaluar në fshatin Linaj të Malësisë së Madhe, ku dy banesa të pabanuara janë përfshirë nga flakët dhe janë djegur plotësisht si pasojë e një zjarri të përmasave të mëdha.

Forcat e shërbimit zjarrfikës kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur vënien nën kontroll të situatës, neutralizimin e flakëve dhe shmangien me sukses të përhapjes së tyre drejt banesave të tjera përreth që ishin të banuara. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit në këtë zonë.