... Nami.al

“Djalin dhe burrin ia vranë” – Gazetarja tregon historinë e 79-vjeçares nga Pogradeci që udhëtoi drejt Sirisë për dy nipat e saj

Mëngjesin e kësaj të mërkure, pesë shtetas shqiptarë u riatdhesuan nga Siria, pas një operacioni të fundit të koordinuar nga Tas Forca e ngritur me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Në mesin e të riatdhesuarve, është edhe e moshuara nga Pogradeci, Hajrie Taushani së bashku me nipin e saj minoren. 79-vjeçarja kishte udhëtuar drejt Sirisë për të shpëtuar dy nipat e saj, pasi më parë në luftime kishte humbur djalin dhe bashkëshortin e saj.

Në lidhje me rastin e Taushanit, ka reaguar edhe gazetarja e njohur e kronikës Anila Hoxha, e cila në një postim në rrjetet sociale shkruan se e moshuara udhëtoi për në Siri, për të qenë afër dy nipave të saj, ku sot vetëm një prej tyre u soll në vendin tonë, ndërsa tjetri gjendet në burgjet siriane.

Gazetarja Hoxha e cila i ka kushtuar një emision të plotë shqiptarëve që kanë mbetur të bllokuar në kampet në Siri, bën me dije se në vendin aziatik gjenden edhe 14 fëmijë të tjerë shqiptarë.

Teksa tregon për rastet fatkeqe të disa shqiptarëve në Siri, gazetarja ka nxjerrë në pah edhe disa burokracira ligjore me të cilët përballen gratë që kanë bashkëshortët e tyre në luftën e xhihadit.

“Disa gra të riatdhesuara kanë kërkuar gjyqësisht shpalljen të vdekur të bashkëshortëve, duke dëshmuar vrasjen e tyre në luftimet përkrah ISIS. Por ndonëse shërbimet e huaja kanë konfirmuar vrasjen e tyre , do duhen vite derisa ata të njihen në fillim si të zhdukur e më pas të vdekur. Për gratë e luftëtarëve të ISIS kjo certifikatë gjykate  duhet siguruar me patjetër , për tju dhënë atyre mundësinë  të njihen si kryefamiljare e të kujdesen për aspektet e trashëgimisë. Për shtetin e rëndësishme është cindoktrinimi dhe minimizimi i rrezikut për të indoktrinuar të tjerë. Për këtë shërben SHISH dhe Antiterrori”, thekson ajo në postimin e saj.

Sipas gazetares, vendi ynë njeh vetëm 30 shqiptarë që kanë humbur jetën në luftimet në Siri, ndërsa ende nuk dihet numri i të burgosurve.

Postimi i plotë:

Pesë muaj më parë Top Channel në Exclusive trajtuam ngecjen disa vjecare  në kampe të 17 fëmijëve disa të lindur në Siri dhe disa të marrë nga prindërit e tyre për tju bashkuar ISIS.

Lajmi i mirë është se mbrëmë u riatdhesuan tre prej tyre si dhe dy të rritur. Mes tyre edhe Hajrie Taushani 79 vjec e cila udhëtoi drejt ferrit për dy nipat e saj të mbetur jetime atje, Abdullain dhe Hafsa. Por mbeten ( atje pa llogaritur të rriturit nëpër burgje ) edhe 14 fëmijë.

Exclusiven ” Fëmijët e xhihadit ” e nisa me historinë e Jusra Shulit e sapo lindur në atë kohë dhe që u mor nga prindërit drejt luftës bashkë me dy të miturat Ermën dhe Elonën. Prindërit e tyre u vranë dhe gjyshërit këtu në Pogradec përgjërohen prej vitesh për kthimin e 5 fëmijëve (dy të tjerë të lindur në Siri. ) Ndryshe nga Dilaveri që ndërroi jetë me një amanet që sdo ta tresë  as dheu,   e moshuara Hajrie u kthye gjallë. Pikërisht me rastin e saj e mbylla Exclusiven duke thënë ” Dhe derisa të gjithë fëmijët të kthehen,vec përpjekjeve që përfshijnë cdo mënyrë,  një gjyshe tjetër është zhvendosur në Siri. Ajo quhet Hajrie Taushani , nipat e saj quhen Abdulla dhe Hafsa. “.

Dhe në fakt kthimi  i tyre në atdhe nuk është kapitulli i fundit !

Unë nuk do ta harroj rrëfimin e Abdi që la shkollën në Tiranë në moshen 8 vjecare dhe udhetoi së bashku me të ëmën dhe vellain drejt lufimeve ne Siri

“Nuk kisha dijeni se ku po shkoja. Fëmijëve  nuk u jep kush u jep përgjigjje , supozohet se ndjek prindërit. Atje kishte  lloj lloj ushtrish , luftra mes tyre . Po shkove atje burrat luftojnë dhe babai  domethënë doli në mëngjes  bashkë ushtrinë edhe u kthye në drekë nga mbasditja. Pastaj na thanë që ndërroi jetë, ishte vrarë në luftime. ”

Sipas sheriatit atje ëma u martua me një tjetër luftetar, lindi fëmije të tjere atje, edhe burri i dytë u vra. Në tentativa për të dalë nga ferri gruaja me fëmijët kaluan në cdo shteg ekstrem rreziqesh derisa një ditë teksa po i afrohej pragut të moshës 14 vjec Abdiun e shkëputen nga gjiri i nënës dhe e cuan në luftime. Më pas Abdi përfundoi ne burgje dhe prej andej e riatdhesuan si kosovar derisa shteti bëri të mundur tërheqjen e tij ne Tiranë. Pa nënë dhe vëllezërot e motrën ( që ngelën në Siri) , fëmija u dërgua në kampin e Durrësit ku sipas programeve ju nënshtrua cindoktrinimit.

E njëjta platformë që ndiqet për këdo që ishte në luftë , u ekstremizua ose pa me sy luftën dhe vdekjen

Abdi rinisi shkollën, mësoi një zanat, po përpiqet tja dalë në Tiranë , teksa pjesa tjetër e familjes vazhdon endjen nëpër rrathët e ferrit.

Në Shqiperi si ai edhe grate e riatdhesuara me fëmijët , sida syresh të dënuara me shërbim prove për akuzën e pjesëmarrjes në organizatë terroriste , dhe që kanë lindur fëmijë në Siri me burra që u vranë atje, i janë drejtuar gjykatës për njohjen e mëmësisë. Gjykata në Tiranë ka urdhëruar marrjen e ADN mbasi fëmijët që ato sollën në Shqipëri duhet tu njihet shkencërisht njëri nga prindërit. Disa gra të riatdhesuara kanë kërkuar gjyqësisht shpalljen të vdekur të bashkëshortëve, duke dëshmuar vrasjen e tyre në luftimet përkrah ISIS. Por ndonëse shërbimet e huaja kanë konfirmuar vrasjen e tyre , do duhen vite derisa ata të njihen në fillim si të zhdukur e më pas të vdekur. Për gratë e luftëtarëve të ISIS kjo certifikatë gjykate  duhet siguruar me patjetër , për tju dhënë atyre mundësinë  të njihen si kryefamiljare e të kujdesen për aspektet e trashëgimisë. Për shtetin e rëndësishme është cindoktrinimi dhe minimizimi i rrezikut për të indoktrinuar të tjerë. Për këtë shërben SHISH dhe Antiterrori

Nga ana tjetër Shqipëria njeh si të vrarë në Siri 30 shqiptarë. Sakaq dëshmizë e mbledhura nga gjykata e posacme në Tiranë dhe shkesat e përcjella  nga FBI flasin për prova biometrike, dhe emrat e shqiptarëve të burgosur  si anëtarë të ISIS.

Edhe dënimi i tyre së fundmi më mungesë nuk është kapitulli i fundit!