...
Tre vëllezër janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohen se kanë vendosur lëndë plasëse në derën e banesës së një 72-vjeçari në Tufinë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 të 8 gushtit. Shpërthimi shkaktoi dëme të pakta materiale në banesë.
Djali i 72-vjeçarit kishte porositur mobilie te tre vëllezërit që kanë një mobileri në Fushë-Krujë dhe kishte dhënë një shumë parash si kapar. Por, sipas këtij versioni, ai nuk kishte marrë as mobiliet dhe as paratë e dhëna.
Kështu, në rrethana ende të paqarta dhe të çuditshme, tre vëllezërit kanë udhëtuar me makinë drejt Tufinës dhe kanë vendosur lëndën plasëse në derën e banesës.
Policia po punon për gjurmimin e automjetit përmes kamerave të sigurisë dhe për kapjen e tre të dyshuarve.
Në kërkim janë shpallur E. A., 39 vjeç, A. A., 43 vjeç dhe M. A., 41 vjeç, të tre vëllezër dhe me precedentë të mëparshëm penalë.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.