... Nami.al

Përfshihen në aksident tre makina në aksin Lezhë-Laç, plagoset një person!

Një aksident i trefishtë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Laç, në kryqëzimin e Spitenit.

Mësohet se përplasja ka shkaktuar plagosjen e një personi, i cili është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.