...
Një zjarr ka rënë në një terren të vështirë, në kufirin ndërmjet fshatrave Golem dhe Progonat në qarkun e Gjirokastrës.
Bazuar në sinjalizimin e marrë nga AKMC, për një vatër zjarri ndërmjet fshatrave Golem dhe Progonat, drejt vendngjarjes u nis menjëherë një grup i shërbimit zjarrfikës.
Vatra e zjarrit ndodhej në majë të malit, në kufirin ndarës ndërmjet dy fshatrave, në një terren tejet të vështirë.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe punës së efektivëve zjarrfikës, u bë e mundur izolimi i vatrës dhe më pas shuarja e plotë e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij.
Nga zjarri u përshkua një sipërfaqe prej rreth 3 hektarësh, me bimësi të ulët, shkurre dhe barishte.
Shërbimi zjarrfikës vijon të jetë në vend ngjarje për monitorimin e territorit për ndonjë riaktivizim të mundshëm.