Disa protestues janë përplasur verbalisht me Avokatin e Popullit, në ambientet e një lokali në kryeqytet. Qytetarët i janë drejtuar Endri Shabanit me akuza dhe tone të ashpra, duke shprehur indinjatën për qëndrimet e institucionit që ai drejton.
‘Tradhtar’, ‘i shitur’ dhe ‘turp për ty’ ishin disa nga thirrjet që protestuesit i drejtuan gjatë përplasjes.
Njëri prej protestuesve, përmes një mesazhi të përcjellë në rrjetet sociale, pretendon se e kishte votuar dhe besuar personalisht Avokatin e Popullit, por tashmë ndihet i zhgënjyer prej tij.
“Ku ishe ti kur më thirri policia? Ku je futur këto gjashtë muaj?”, shkruan ai në reagimin e tij.
Ai e akuzon se nuk po përfaqëson qytetarët, ndërsa ngre shqetësimin për personat që ndodhen në burgje dhe për mungesën e reagimit ndaj problematikave të tyre.
