... Nami.al

Kanosi me armë punonjësit e policisë, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan!

Polcia e Elbasanit ka vënë në pranga një person, i dyshuar se ka kanosur me armë zjarri punonjësit e policisë, të cilët ishin angazhuar për kapjen e vëllait të tij të shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit të Policisë, 41-vjeçari me iniciale B.B, jetonte në Elbasan, ndërsa në lagjen “Visarion xhuvani” ka kanosur me armë katër punonjës të Forcës Operacionale të DVP Elbasan. Vijojnë kërkimet për kapjen e vëllait të tij, të shpallur në kërkim.

Sakaq, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Njoftimi i policisë:

Kanosi me armë të dyshuar manovër, punonjësit e Policisë të angazhuar për kapjen e vëllait të tij (shtetas në kërkim), arrestohet 41-vjeçari. Sekuestrohet sendi i ngjashëm me armën e zjarrit.

Specialistët e Hetimit të Krimeve të DVP Elbasan, në bashkëpunim me oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, arrestuan në flagrancë shtetasin B. B.(Ç.), 41 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas, në lagjen “Visarion Xhuvani”, ka kanosur me armë të dyshuar manovër, 4 punonjës të Forcës Operacionale të DVP Elbasan, gjatë kryerjes së kontrolleve dhe veprimeve operacionale të tjera, për kapjen e vëllait të 41-vjeçarit, shtetasit B. B., që është në kërkim për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndërkaq, vijojnë intensivisht kontrollet për kapjen e shtetasit B. B.. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për shtetasin B. B.(Ç.), për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.