... Nami.al

Bomba në Durrës, Policia: U çaktivizua, ishte e lidhur me celular!

Një sasi e vogël lënde plasëse, e lidhur me një aparat celular, është gjetur mëngjesin e sotëm në rrugë, në lagjen nr. 3 në Durrës.

Pas konstatimit të objektit të dyshimtë, shërbimet e Policisë siguruan menjëherë perimetrin dhe morën masat për garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Në vendngjarje mbërritën specialistët xhenierë të RENEAS, të cilët kryen ndërhyrjen dhe bënë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse, duke eliminuar çdo rrezik të mundshëm.

Njoftimi i policië:

Durrës/Informacion shtesë Në vijim të njoftimit të dhënë më herët, për gjetjen e një aparati celular të lidhur me një objekt të dyshimtë në rrugë, në lagjen nr. 3, Durrës, ju bëjmë me dije se, pas mbërritjes në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë marrë masat e nevojshme për sigurimin e perimetrit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve. 

Specialistët xhenierë të RENEAS kanë kryer veprimet e nevojshme dhe kanë bërë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse, në sasi të vogël, që ishte lidhur me aparatin celular, duke eliminuar çdo rrezik të mundshëm.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.