... Nami.al

E rëndë në Fier/ Gjendet një kufomë e dekompozuar në grykëderdhjen e lumit Seman!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinion publik ditën e sotme.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 12:00, salla Operative e DVP Fier është njoftuar se në afërsi të grykëderdhjes së lumit Seman, është gjetur një kufomë e dekompozuar.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion konkret se kujt i përket kufoma, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për identifikim e saj dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.