...
Një sasi e vogël lënde eksplozive u gjet në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lokalin e këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy.
Rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të paqarta por ajo që raportohet është se eksplozivi i vendosur në pjesën e përparme të lokalit që ndodhet në zonën e plazhit në Durrës nuk ka shpërthyer.
Më tej policia thotë se është duke punuar për të identifikuar autorët dhe zbardhur motivet e kësaj ngjarje.
Njoftimi i policisë, Durrës:
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, në derën e një dyqani në pronësi të shtetasit R. R., është gjetur një sasi e vogël e dyshuar lëndë eksplozive e pashpërthyer.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Kjo nuk është hera e parë që bizneset e këngëtarit Rigles Rajku (Noizy) kanë qenë objekt i shpërthimeve me eksploziv.