...
Eurodeputetja Cristina Guarda ka reaguar lidhur me protestat në vendin tonë, ku ka shprehur mbështjetje dhe ka njoftuar se pas pak ditësh do të vijë në Tiranë.
Me anë të një video të postuar në rrjetet sociale, Guarda shprehet se me protestat jo të dhunshme, shqiptarët po i mësojnë diçka Europës, ndërsa shton se Europa duhet të dëgjojë zërin e protestuesve.
Guarda theksoi se Evropa i thotë Edi Ramës që nuk mundet të autorizojë Rezort extra lluks pa vlerësime ambientale dhe ligje të cilat respektojnë standartet Evropiane.
“Pas pak ditësh do të jem ne Shqipëri, në shesh me ju. Falë dhe amendamentit të propozuar nga ne “Të Gjelbërit”, Evropa i thotë Edi Ramës që nuk mundet të autorizojë rezort extra lluks pa vlerësime ambientale dhe ligje të cilat respektojnë standartet Evropiane.
Me delegacionin e “Të gjelbërve” të parlamentit Evropian do të vijmë për të takuar “Shoqërinë Civile”, “OJQ” dhe “Qytetarët” tashmë ne ditën e 24 të protestës, jo të dhunshme, më te cilën po na mësoni shumë edhe neve.
Është një mobilizim i pa precedentë i cili kërkon më shumë demokraci, transparencë dhe të drrejta. Dua të jem aty me ju. Evropa duhet t’ju dëgjoje. SHIHEMI NË SHESH”, shkruan ajo.