... Nami.al

“Poshtë Kryeministri, po ti rri lart meje”, Rama ironizon postimet e influencerëve për protestat

Kryeministri Edi Rama, në një video të publikuar në Facebook ka ironizuar disa postime të influencerëve në lidhje me protestat që po zhvillohen prej 22 ditësh që kërkojnë dorëheqjen e tij si kryeministër.

Mes influencerëve që Rama ironizon në videon e tij janë disa personazhe të njohur, si Dea Mishel, Rezarta Hoxha etj.

Ndërsa kryeministri e shoqëron postimin e tij me tekstin: “PAK RELAKS me “Shqipërinë e re” të llajkefollouve të gunës. Ne kemi Shqipërinë 2030 në BE të shqiptarëve të punës”.