... Nami.al

E rëndë në Durrës, 11-vjeçari nga Tirana mbytet duke u larë në det!

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në plazhin e Durrësit, ku një 11-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën duke u larë në det.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13, Durrës, ku gjatë kohës që i mituri po lahej në det dyshohet se është mbytur aksidentalisht.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes së 11-vjeçarit me banim në Tiranë.