...
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lushnjë.
Aksidenti ka ndodhur në aksin Lushnjë–Rrogozhinë, pranë vendit të quajtur Ura e Rrogozhinës.
Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur shtetasi Taulant Veliu, 37 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë në krahun e kundërt të lëvizjes.
Sipas hetimeve dhe dëshmive të marra në vendngjarje, personi me biçikletë në fillim është përplasur me pasqyrën e njërit nga mjetet, ku si pasojë është spostuar në mes të rrugës, ku po kalonte një tjetër mjet tip Benz, ku ky i fundit e ka marrë zvarrë për disa metra, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendngjarje.
Policia e Lushnjës shoqëroi dy drejtuesit e mjeteve për hetime të mëtejshme.