... Nami.al

Sërish ndryshime në Policinë e Shtetit, emërime të reja në disa drejtori dhe komisariate

Policia e Shtetit ka pësuar përsëri ndryshime në strukturat drejtuese.

Këtë të martë janë emëruar drejtues të rinj në disa komisariate dhe drejtoritë kufitare në vend.

Kështu, Alfred Cenaj mësohet se është caktuar shef komisariati në Komisariatin Nr. 2 në kryeqytet.

Ndërkohë, Arbër Zemani largohet nga detyra e drejtorit të Kufirit në Shkodër për të marrë drejtimin e Drejtorisë së Kufirit në Vlorë.

Altin Lila është emëruar drejtor i Kufirit në Durrës, ndërsa Agim Basha do të mbajë postin e drejtorit të Kufirit në Shkodër.

Këto lëvizje vijnë në kuadër të riorganizimit të strukturave të Policisë së Shtetit.

Vetëm pak ditë më parë, me firmën e kryepolicit Skënder Hita, janë kryer një serë ndryshimesh në Policinë e Shtetit.