...
Komisioni Europian ka reaguar për Top News, pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku është vendosur të mbrohet politikisht Belinda Balluku.
“Ne nuk komentojmë për çështje që janë në proces. I takon Kuvendit të Shqipërisë të shqyrtojë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij”, thuhet në reagimin e Komisionit Europian për Top News.
Kujtojmë që në mbledhjen e grupit parlamentar të PS është vendosur që Ballukut të mos i hiqet mandati i deputetes.
Kjo, në mënyrë që të shmanget arrestimi i saj.
Jo vetëm kaq, por kryeministri Edi Rama, pasi vlerësoi punën e saj, tha se Balluku do të vazhdojë të jetë drejtuese politike e Qarkut të Fierit.