...
Pak orë pas ngjarjes së rëndë në Pogradec, një banor i zonës ka folur për elektricistin e ndjerë Agim Beqiri, i cili humbi jetën tragjikisht pas kontaktit me rrymën elektrike në fshatin Zërvaskë.
Banori tregon se Beqiri ishte punonjës i Bashkisë së Pogradecit prej shumë vitesh dhe merrej me riparimin e defekteve në linjat e ndriçimit.
Ai dëshmoi se elektricisti kishte konstatuar defektin një natë më parë dhe ishte kthyer sot për ta riparuar, ndërsa ishte njeri shumë punëtor, që punonte edhe ditët e pushimit.
“Sot ishte punonjësi i komunës për defektet e linjave të ndriçimit. Ishte një person që punonte në komunë prej shumë kohësh, ishte një burrë shumë i mirë, i rregullt, i sinqertë, punonte shumë dhe ditët ë pushimit meqë kishte probleme fshati, erdhi e konstatoi mbrëmë defektin dhe erdhi ta bënte sot. Shumë keq më ka ardhur, t’i rrojnë fëmija. Ngushëllime familjes”, rrëfeu ai.
Agim Beqiri humbi jetën gjatë punës në një shtyllë elektrike, ndërsa grupi hetimor po vijon verifikimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes së rëndë.