...
Dogana e Kapshticës do të mbyllet përkohësisht të hënën, për shkak të grevës së punonjësve grekë.
Ajo do të jetë e mbyllur ditën e hënë, më 27 korrik, nga ora 05:00 deri në 09:00.
Sipas njoftimit të autoriteteve doganore greke, gjatë këtij intervali kohor do të ndërpritet lëvizja në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë.
Theksohet se si në hyrje, ashtu edhe në dalje të degës doganore, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve.
Dogana Shqiptare u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Greqisë të shmangin lëvizjen gjatë këtij orari.
Njoftimi nga Dogana Shqiptare:
Njoftim për qytetarët dhe bizneset. Për shkak të grevës së punonjësve të doganës greke, Dega Doganore e Kapshticës do të jetë e mbyllur ditën e hënë, më 27 korrik, nga ora 05:00 deri në 09:00 (ora shqiptare).
Sipas njoftimit të autoriteteve doganore greke, gjatë këtij intervali kohor do të ndërpritet lëvizja në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë. Si në hyrje, ashtu edhe në dalje të degës doganore, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve.
Dogana Shqiptare u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Greqisë të shmangin lëvizjen nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë gjatë intervalit 05:00–09:00, ditën e hënë, më 27 korrik.