... Nami.al

Lufta në Lindjen e Mesme/ Deputetët e PD kërkojnë mbledhje urgjente dhe seancë dëgjimore me kryeministrin

   

Tiranë – Anëtarët e Partia Demokratike në Komisioni për Çështjet Europiane dhe Politikën e Jashtme i kanë kërkuar kryetarit të komisionit, Igli Hasani, thirrjen e një mbledhjeje urgjente për shkak të zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.

Në kërkesën e dërguar në Kuvend, deputetët demokratë propozojnë gjithashtu organizimin e një seance dëgjimore me kryeministrin Edi Rama, më 9 mars 2026.

Sipas tyre, situata e përshkallëzuar në rajonin e Lindjes së Mesme kërkon informim dhe diskutim institucional në Kuvend lidhur me qëndrimin dhe angazhimet e Shqipërisë në këtë kontekst ndërkombëtar.