... Nami.al

Sherri mes Berat Buzhalës dhe Albatros Rexhaj, reagojnë gazetari dhe shkrimtari: Ja si ndodhi

Një incident i papritur ndodhi mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit Opinion, ku një debat mes gazetarit Berat Buzhala dhe publicistit Albatros Rexhaj degjeneroi në përplasje fizike.

Debati mes dy të ftuarve u tensionua gjatë transmetimit live, duke ndërprerë për disa momente rrjedhën normale të emisionit.

Situata u përshkallëzua deri në kontakt fizik, ndërsa moderatori Blendi Fevziu ndërhyri menjëherë për të qetësuar gjendjen.

Buzhala kërkoi ndjesë për incidentin, duke iu drejtuar moderatorit dhe ndjekësve të emisionit.

Edhe Albatros Rexhaj ka reaguar pas përplasjes fizike mes tij dhe Berat Buzhalës në emisionin “Opinion”.

Ai ka sqaruar momentin e videos duke thënë se nuk ka pasur kontakt mes tyre, thjesht analisti ka larguar kokën.

Rexhaj thotë se arma e tij është fjala dhe qëllimi ishte vetëm të diskutonte e debatonte.

Ai shton se konfliktet i ka lënë pas (gjatë publicitetit ai dhe Buzhala i dhanë dorën njëri-tjetrit), dhe e sheh të mbyllur këtë çështje.