...
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli sot vendimin për ish drejtoreshën e Tirana Parking, Eglantina Zere dhe 4 zyrtarëve të tjerë, konkretisht Enkeljda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha si dhe Kristo Zhulati duke zbutur dënimet e tyre.
Për Eglantina Zere është vendosur shërbim për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
Sipas vendimit të Apelit, të pandehurit u shpallën fajtorë për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe secilit iu dha një dënim prej 9 muajsh burg, i cili u reduktua me një të tretën në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, duke rezultuar në 6 muaj burg për secilin.
Gjithashtu, të pandehurve u hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
Por sot Gjykata e Apelit vendosi pezullimin e ekzekutimit të burgut me kusht për të gjithë të pandehurit, duke i vënë ata nën shërbim porove për një periudhë 12-mujore.
Njoftimi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Eglantina Zere për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e saj me 9 muaj burgim.
2. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës E.Z. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim. 3. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. 4. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës E.Z. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. 5. Deklarimin fajtor të të pandehurës R.B. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e saj me 9 muaj burgim. 6. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës R.B. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim.
7. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. 8. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës R.B. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. 9. Deklarimin fajtor të të pandehurës E.Q. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e saj me 9 muaj burgim. 10. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës E.Q. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim. 11. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. 12. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës E.Q. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. 13. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.K. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e tij me 9 muaj burgim.
14. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit B.K. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim. 15. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. 16. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurit B.K. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. 17. Deklarimin fajtor të të pandehurit K.Zh. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e tij me 9 muaj burgim. 18. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit K.Zh. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim. 19. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
20. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurit K.Zh. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. 21. Shpenzimet procedurale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare. 22. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.” Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 41, datë 17.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me ndryshimet: A. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën E.Z. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. – Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet e pandehura E.Z. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës.
B. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën R.B. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. – Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet e pandehura R.B. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës. C. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën E.Q. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet e pandehura E.Q. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës. D. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin B.K. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale, – Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet i pandehuri B.K. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës. E. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën K.Zh. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar i pandehuri të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. – Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet i pandehuri K.Zh. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës. 2. Shpenzimet gjyqësore në gjykimin në gjykimin në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht. U shpall në Tiranë, më datë 29.01.2026.
Akuzat e SPAK:
Zyrtaret e bashkise Tirane akuzohen se favorizuan në mënyrë të paligjshme një kompani të zotëruar “de facto” nga ish-kreu i Ujësjellësit, Redi Molla dhe ai i IMT-së, Mariglen Qato, duke e ushqyer atë me tendëra publikë.
Ish-drejtoresha e përgjithshme e institucionit Tirana Parking, Eglantina Zere dhe katër zyrtarët e tjerë të Bashkisë Tiranë, Rivjola Baxha, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Kristo Zhulati u morën nën përgjegjësi penale për akuzën “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Hetimet e SPAK:
Sipas SPAK, gjatë hetimeve paraprake është provuar fakti se e pandehura Eglantina Zere, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking” institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me të pandehurit Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Rivjola Baxha, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe anëtarin e Njësisë së Prokurimit, Kristo Zhulati, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomik fitues “V.A.S Konstruksion sh.p.k” dhe “Rroku Guest” sh.p.k, në procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion i sheshit të parkimit te Selman Stermasi”, të zhvilluar më 1 tetor të vitit 2019.
Prokuroria vërejti në gjykatë se provat e mbledhura gjatë hetimeve provojnë plotësisht faktin se verifikimin dhe vlerësimin e ofertave të operatorëve ekonomikë që kanë marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi nuk e kanë bërë anëtarët e KVO-së, por e kanë bërë persona të tjerë që kanë punuar në shoqërinë “5D Konstruksion” sh.p.k.