
...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për “presion” ndaj Rusisë për të rënë dakord për një armëpushim.
Duke folur së bashku me Emmanuel Macron në Elysee, ku ai ishte i ftuar në një darkë pune këtë mbrëmje, presidenti ukrainas tha: “Ne duhet të bëjmë presion dhe armëpushimi duhet të zgjasë për aq kohë sa zgjat agresioni rus”.
Për Zelensky, “kjo nuk është koha për të braktisur presionin ndaj Rusisë ose për të dobësuar unitetin tonë”.
“Nesër presim vendime shumë të forta, ka ardhur koha për të ecur drejt diskutimeve kuptimplota dhe gjithashtu vendosjen e grupeve të kontingjentit në Ukrainë”. Kështu deklaroi Zelensky pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris.
Ai vlerësoi ndihmën që Franca i ka dhënë ushtrisë ukrainase, duke përfshirë edhe avionët luftarakë “Mirage”.
“Do të doja të theksoja përpjekjet e Francës për t’u mbrojtur nga bombardimet ruse. Ne i kemi parë avionët Mirage tuaja në veprim dhe ata janë bërë pjesë e mburojës sonë ajrore kundër dronëve. Ne kemi nevojë për një përgjigje kundër Rusisë. I jam mirënjohës Evropës, e cila mbështet mbrojtjen tonë. Është e rëndësishme që çdo vend të mund të zhvillojë industrinë e tij të mbrojtjes. Sa më shumë prodhim të ketë nga sektori i mbrojtjes, aq më shumë do të shpëtojmë jetët tona”, u shpreh ai.