... Nami.al

Po transportohej në spital me ambulancë, humb jetën 30-vjeçarja nga Përmeti

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Përmetit.

Një grua 30-vjeçare ka humbur jetën mesditën e djeshme (10 mars) në shkaqe dhe rrethana që po hetohen nga policia e Gjirokastrës.

Ngjarja ka ndodhur teksa pacientja M.H., gjatë transportimit me autoambulancë në drejtim të spitalit të Gjirokastrës, ka humbur jetën. Viktima është nga fshati Piskovë i Përmetit dhe familjarët kishin kërkuar ndihmë spitalore. Për fat të keq, edhe pse bluzat e bardha kanë shkuar me ambulancë, e reja nuk ia ka dalë dot të mbijetojë.

“Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetaseje, nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune apo dëmtimesh të tjera. Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit”, tha policia, por pa dhënë detaje rreth shkaqeve të mundshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, teksa po pyeten familjarët dhe pritet përfundimi i ekspertizës mjeko-ligjore.

Përshkrimi i imazhit