... Nami.al

Arrestohet presidenti i Koresë së Jugut pas një përplasjeje disa orëshe me autoritetet

Autoritetet e Koresë së Jugut kanë arrestuar presidentin Yoon Suk Yeol, i cili përballet me akuzat për kryengritje dhe shpërdorim pushteti, pas një përpjekjeje për të vendosur ligjin ushtarak muajin e kaluar. Yoon tani është në Zyrën e Hetimit të Korrupsionit (CIO) dhe sipas mediave ndërkombëtare ai se pranoi marrjen në pyetje.

Autoritetet e dorëzuan urdhrin pas një përplasjeje disa orëshe me stafin e tij të sigurisë dhe mbështetësit, të cilët panë hetuesit duke përdorur shkallët dhe kabllot për të hyrë në rezidencën e Yoon.

Presidenti Yoon ka qenë i fshehur në rezidencën e tij të fortifikuar për javë të tëra i rrethuar nga ekipi i tij i Shërbimit të Sigurisë Presidenciale, duke iu shmangur arrestimit ndërsa hetuesit u përpoqën ta arrestonin në fillim të këtij muaji, por dështuan. Ai përballet me disa hetime dhe një gjyq për shkarkim.