...
Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë.
Ndaj 30-vjeçarit Bamir Halili (Axhami), me origjinë nga Kukësi, Gjykata kishte caktuar në vitin 2024 masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Dhuna në familje”.
“Vijon bashkëpunimi intensiv me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.
Ekstradohet nga Dubai, një shtetas i akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe për dhunë në familje.
Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe specialistëve të Interpol Abu Dhabit, gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasit B. (H.)(A.), 30 vjeç, lindur në Kukës”, njoftoi Policia.